Fjala e Ministres Sonila Qato në Mbledhjen e KEK

I  nderuar Z. Kryeminister,

I nderuar Koleg Minister i Financave dhe Ekonomise

Te nderuar anetare te Keshillit Ekonomik Kombetar

Te ftuar,

 

Keshilli Ekonomik Kombetar mblidhet sot, ne vijim te nje komunikimi dhe kontakti te drejteperdrejte prej tashme nje viti bashkepunim, me te gjitha grupet e interesit dhe perfaqesuesit e sipermarrjes, te sektoreve te ndryshem te ekonomise, ku materializuar ne mbi 36 tryeza teknike me perfaqesite tuaja dhe dhomat e tregtise ne te gjithe Shqiperine, kemi arritur te hartojme 96 rekomandime, te cilat si produkt i perbashket u jane drejtuar per zbatim institucioneve shteterore perkatese.

 

E permend kete fakt, pasi per ne si qeveri, eshte shume i rendesishem garantimi i nje bashkepunimi institucional dhe qendrushmeria per partneritet publiko-privat, per zhvillimin e politikave ekonomike ne vend,

si dhe te mundesojme garantimin e dialogut ndermjet nesh, ne nivelin me te larte te keshillimit, permes transparences per cdo vendimarrje publike qe prek aktivitetin e sipermarrjeve ne vendin tone.

 

Kjo mbledhje e Keshillit Ekonomik Kombetar, organizohet sot jo pa qellim, nga zyra e ministres se Shtetit per Mbrojtjen e sipermarrjes, mbas  ndryshimeve ligjore te iniciuara ne kete mandat dhe te miratuara ne Ligjin per funksionimin dhe organizimin e ketij keshilli, duke na lene neve,

mua si minister pergjegjese per mbrojtjen e sipermarrjes dhe juve si partner strategjik me kontribut te drejtperdrejte ne ekonomine e vendit,

detyren e rendesishme per ta kthyer Keshillin Ekonomik kombetar, ne nje instrument te rendesishem bashkepunimi dhe keshillimi, mbi te gjitha nismant dhe praktikat qe kane ndikim ne fushat e ekonomise.

 

Per here te pare, kete vit e ne vijim, Keshilli do te asistohet nga nje nukel specialistesh permanente, ne rolin e sekretarise teknike te Keshillit, te cilet do asistojne, ndjekin dhe organizojne mbledhjen rregullishtte Keshillit permes paraqitjes per keshillim te ceshtjeve me rendesi per sipermarrjen pervec akteve qe qeveria do dergoje per keshillim. Ndersa komisionet ad hoc te keshillimit do te jene nje praktike pune mbi trajtimin me profesionalizem dhe teknicialitet te  sugjerimeve te ardhura nga sektori privat perpara se ato te kthehen ne rekomandime nga ana e zyre s qe une drejtoj.

 

Edhe pse gjate nje viti, kemi arritur te kontaktojme dhe realizojme vizita ne nje numer te madh sipermarresish, gjithashtu kemi qene prane  rreth 63 mije bizneseve ne vend, duke raportuar rregullisht 13 Raporte mujore, on line, te cilat bejne te mundur transparencen aktivitetit tone ne trajtimin dhe zgjidhjen e rreth 600 te ankesave te sipermarreseve.

 

Objektivi yne eshte rritja e kontaktit te drejtperdrejte dhe mundesimi i dhenies se nje asistence ne kohe reale sipermarresve ne te gjithe vendin, ndaj cdo barriere burokratike apo denoncime te tyre per shkelje gjate veprimtarise se administrates publike, ndaj ne mbrojtje dhe mbeshtetjebte tyre, faqja zyrtare ne web e Keshillit Ekonomik Kombetar do te jete instrumenti interaktiv i ketij keshilli me nevojat, kerkesat, sugjerimet dhe komentet qe grupet e interesit do te bejne, gjate konsultimit publik te akteve te qeverise me ndikim ne ekonomi.

 

Ne kuader te angazhimit per me shume transparence dhe bashkerendim, pjese e dosjeve tuaja, eshte draft-rregullorja e funksionimit te secretaries teknike te Keshillit Ekonomik Kombetar, per shqyrtim nga ana juaj, akt I cili do ti percillet Kryetarit te ketij keshilli per miratim, mbas reflektimit te verejtjeve Tuaja.

 

Perpara se ti lej fjalen Kryeministrit dhe njehkohesisht Kryetarit te Keshillit ekonomik kombetar, bazuar ne rendin e dites I cili mbeshtetet ne diskutimin e project buxhetit te vitit 2019 dhe paketes fiskale per kete vit, deshiroj te citoj se pa dyshim te dyja keto akte te rendesishme te qeverise konsiderohen si mbeshtetje shume e madhe te nje politike te re sociale si dhe ne mbeshtetje te objektivit te rritjes se ekonomise se vendit ne shifren 4,5 %, duke injektuar lehtesi fiskale dhe forcuar rolin rregullator dhe kontrollor te shtetit ne veprimtarine ekonomike.

 

Deshiroj te ndaj me ju faktin, qe paketa fiskale e vitit 2019 e cila prezantohet sot, eshte fryt i nje bashkepunimi mes nesh dhe e propozimeve të sjella nga sipërmarrja në tryezat sektoriale te organizuara nga MSHMS, Ndaj po permend vetem tre prej tyre si:

 

  • Ulja e normës se tatimit mbi dividendin nga 15 % ne 8 % , Kerkese kjo e te gjitha shoqatave dhe grupeve te interesit, implementimi i te ciles do të rrisë të ardhurat dhe do te zhbllokojë likujditete të ngurtesuara në bilancin tatimor.
  • Përjashtimi nga TVSH i furnizimit te nënkontraktorëve për kontraktorët ne industrinë fason, ka qene nje kerkese sistematike e kesaj industrie ne cdo takim te zhvilluar me kete grup. Kjo lehtesi fiskale nder te tjera do te ndikoje edhe ne permiresimin e rankimit te vendit tone ne raportin doing bussines te vitit 2019, pasi perjashtimi nga tvsh i nenkontraktoreve do te pershpejotoje proceduren e rimbursimit të TVSH për eksportuesit.  
  • Ndryshimi i skemës së taksës per ambalazhit plastik ka qene nje tjeter kerkese e shoqates se prodhueseve dhe riciklueseve. Ne pakete propozohet nje nivel i ri i taksës që do të aplikohet mbi produktet e plastikës nga 100 leke ne 35 lekë/kg, pra sa 1/3 e nivelit ekzistues. Impakti i kësaj politike do të ndikojë tek prodhuesit në vend, pasi hallka e taksimit te amballazhit, duke u bërë njësoj sa gjithë Rajoni.

 

Ne vemendjen tone mbetet nxitja e prodhimit dhe perpunimit ne vend, ku kemi diskutuar ne tryezat e zhvilluara, nismat mbi nevojen e:

  • Përjashtimit nga TVSH i importit te makinerive bujqësore
  • Përjashtimi ne import i lendeve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik, 
për imputet non-dual-use
  • Rritja e rentës minerare për eksportin e kromit nga 6 % ne 9 %, për të nxitur përpunimin në vend.

jane padyshim nje qasje e re drejt forcimit te prodhimit vendas dhe pa dyshim nxitjen e konkurueshmerise jo vetem brenda vendit por edhe ne tregun rajonal ku kemi ambicien te behemi pjese si pjese e marreveshtjes per 6 vendet e ballkanit perendimor. 

 

Ne fund, deshiroj te njoftoj anetaret e Keshillit Ekonomik Kombetar, se te gjitha komentet, veretjet dhe sugjerimet tuaja per paketen fisklae te propozuar nga qeveria ne diskutim, i jane percjelle Ministrit te Financave dhe Ekonomise nga ana ime, dhe pa diskutim, ne fjalen e tij por edhe gjate diskutimit, Ministri do te jape shpejgimet e tij mbi cfare shoqatat kane shprehur shqetesime ne kete pakte, dhe se si do rakordohet ne vijim.