Sekretari

Emër Mbiemër
Sektori i analizave anketimeve dhe raporteve.
Me kërkesë të kryetarit të KEK ose Drejtorit Ekzekutiv, sektori kryen analiza, anketime, raporte dhe studime për çështje që lidhen me fushën e veprimtarisë së Këshillit dhe Sekretariatit të tij.
Sektori i asistencës dhe trajtimit të ankesave.
Sektori i asistencës dhe trajtimit të ankesave analizon fenomenet e praktikave arbitrare apo shqetësime të tjera të identifikuara nga organizatat e biznesit dhe jep rekomandimet përkatëse; Mbështet Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për ndjekjen dhe trajtimin e ankesave administrative të sipërmarrjeve private, përfshirë ato të investitorëve strategjikë kundrejt institucioneve publike.
Gjithashtu sektori merr në shqyrtim ankesat që vijnë në faqen zyrtare të KEK në rubrikën e ankesave dhe denoncimeve, përmes faqes zyrtare të MSHMS, Platformës së Bashkëqeverisjes, nga raportimet në KEK, nëpërmjet shkresës zyrtare të protokolluar dhe kryesisht, duke ndërmarrë veprime ligjore përkatëse.
Sektori i organizimit dhe mbarëvajtjes së mbledhjeve të KEK
Sektori i Organizimi dhe Mbarëvajtjes së mbledhjeve të KEK administron faqen zyrtare të KEK, përcakton rregullat e aksesit në këtë faqe, me qëllim publikimin e sugjerimeve dhe komenteve.
Sektori publikon brenda 5 ditëve në faqen zyrtare të internetit të Këshillit Ekonomik Kombëtar ato nisma të organeve të administratës shtetërore që lidhen me projektet për ndryshimin e ligjeve apo akteve nënligjore, si dhe ato për ndryshimin e politikave me ndikim në fushat e përcaktuara në ligj.
Sektori i shërbimeve mbështetëse dhe projekteve
Ky sektor monitoron dhe zbaton projektet dhe nismat e Këshillit Ekonomik Kombëtar, gjithashtu garanton përdorimin e fondeve në përputhje me planin dhe legjislacionin në fuqi.