Anëtarët e Këshillit

Këshilli Ekonomik Kombëtar organizon takime periodike duke u mbledhur çdo muaj në ambientet e Kryeministrisë. Takimet drejtohen nga Kryetari i Këshillit Ekonomik Kombëtar, ose Zëvendëskryetari në mungesë të tij.
Në këto takime marrin pjesë:
– Kryeministri
– Ministri përgjegjës
– Sekretari i Përgjithshëm
– Ministri përgjegjës për financën;
– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë;
– personalitete të ekonomisë kombëtare dhe botërore; tatimpaguesit më të mëdhenj të biznesit privat, vendas ose të huaj,
– organizata biznesi,

– Në mbledhjet e këtij këshilli marrin gjithashtu pjesë si të ftuar të përhershëm edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve e Drejtori i Përgjithshëm i Doganave