Misioni i Këshilli Ekonomik Kombëtar
Këshilli Ekonomik Kombëtar ka për qëllim garantimin e bashkëpunimit
institucional dhe partneritetit publik-privat për zhvillimin e politikave ekonomike,
të dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe
sektorit privat, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen publike dhe
përfaqësimin e sektorit privat në këtë proces, në funksion të përmirësimit të
klimës së biznesit
Puna Jonë
●Identifikimi i nismave ligjore për lehtësimin e rregullave dhe procedurave të sipërmarrjes për ushtrimin e aktivitetit;
● Përgatitja e informacioneve orientuese dhe edukuese për biznesin në sferën e mbështetjes dhe lehtësimit të sipërmarrjes, për përmirësimin e qëndrueshëm të klimës së biznesit;
● Garantimi i bashkëpunimit institucional të partneritetit publik-privat për zhvillimin e politikave për garantimin e dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat;
● Dialogu me biznesin për përgatitjen e tij në procesin e integrimit europian.
Ekosistemi Shqiptar i Biznesit
- Baza e të dhënave të industrisë
- Raportet e industrisë
Mbështetje për SME – të
Kontaktet