Këshilli

Këshilli Ekonomik Kombëtar organizon takime periodike duke u mbledhur çdo
muaj në ambientet e Kryeministrisë. Takimet drejtohen nga Kryetari i Këshillit
Ekonomik Kombëtar, ose Zëvendëskryetari në mungesë të tij.
Në këto takime marrin pjesë:

  • Kryeministri
  • Ministri përgjegjës
  • Sekretari i Përgjithshëm
  • Ministri përgjegjës për financën;
  • Guvernatori i Bankës së Shqipërisë;
  • personalitete të ekonomisë kombëtare dhe botërore;
    tatimpaguesit më të mëdhenj të biznesit privat, vendas ose të huaj,
  • organizata biznesi,
  • Në mbledhjet e këtij këshilli marrin gjithashtu pjesë si të ftuar të përhershëm
    edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si Fondi Monetar
    Ndërkombëtar, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Botërore, Banka
    Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve e
    Drejtori i Përgjithshëm i Doganave.