NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË APLIKIMIT PËR POZICIONET E SHPALLURA SI EKSPERT PRANË GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS

Në mbështetje të ligjit nr. 57/2014 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, të VKM nr. 281, datë 16.05.2018, “Për organizmin dhe funksionimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar”, si dhe të pikës 6 dhe 14 të Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 28.08.2024, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e projektligjit për krijimin e një institucioni me qëllim nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik”, Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar njofton shtyrjen e afatit të aplikimit për pozicionet e shpallura si ekspert pranë grupit ndërinstitucional të punës.

Në përputhje me kërkesat dhe kriteret e thirrjes, Komisioni për Përzgjedhjen e Kërkuesve vlerësoi se numri i aplikimeve të marra nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat për të gjitha pozicionet e shpallura, duke e bërë të pamundur përzgjedhjen e kërkuesve për secilin pozicion dhe duke e cënuar konkurrueshmërinë e procesit, e cila është thelbësore për garantimin e cilësisë dhe përzgjedhjen e duhur të ekspertëve.

Sa më sipër, afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 06 nëntor 2024, ora 23:00

Të gjithë të interesuarit mund të depozitojnë aplikimet e tyre në adresën zyrtare të Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar, info@kek.gov.al.

Sekretariati Teknik inkurajon të gjithë kandidatët e interesuar që të aplikojnë brenda afatit të ri dhe të përfitojnë nga mundësia për të qenë pjesë e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e një projektligji të rëndësishëm për financimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.