Në mbështetje të ligjit nr. 57/2014 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, të VKM nr. 281, datë 16.05.2018, “Për organizmin dhe funksionimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar”, si dhe të pikës 6 dhe 14 të Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 28.08.2024, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e projektligjit për krijimin e një institucioni me qëllim nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik”, Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar njofton rihapjen e thirrjes për pozicionin Ekspert Burime Njerëzore pranë grupit ndërinstitucional të punës.
Kjo rihapje vjen si një nevojë për të adresuar mungesën e kandidatëve që përmbushin kriteret e kërkuara për këtë pozicion specifik. Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 17.11.2024, ora 23:00.
Aplikimet mund të dorëzohen në adresën zyrtare të Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar, në info@kek.gov.al. Të gjithë kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar inkurajohen të aplikojnë brenda afatit të ri, duke shfrytëzuar këtë mundësi për të kontribuar në një projekt me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.