PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE
Në mbështetje të Ligjit nr.57/2014 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 281, datë 16.5.2018 Për organizimin dhe funksionimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe përcaktimin e Ministrisë Përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të ligjit nr. 57/2014, “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, Urdhrit të Kryeministrit nr.96, datë 31.5.2019 për “Miratimin e strukturës dhe të organikës së Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar”,
Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar shpall 4 (katër) vende vakante për:
- 1 (një) vend të lirë pune për pozicionin:
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Zhvillimit dhe Politikave - 1 (një) vend të lirë pune për pozicionin:
Specialist në Sektorin e Zhvillimit dhe Politikave - 2 (dy) vende të lirë pune për pozicionin:
Specialist në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërinstitucional.
- Kërkesat e përgjithshme
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:
- të jetë shtetas shqiptar;
- të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
- të plotësojë kërkesat e veçanta për nivelin e arsimit, përvojës sipas pikës II, të shpalljes.
- të plotësojë kërkesat e tjera të posaçme të lidhura ngushtësisht me funksionin për pozicionin e shpallur.
- Arsimi dhe formimi
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
- Të jetë i diplomuar në shkenca ekonomike / juridike / sociale;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja;
Lista e dokumentave për pranimin në konkurim
Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 12.12.2024 nëpërmjet adresës zyrtare elektronike të Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar, info@kek.gov.al, dokumentat e mëposhtme:
- Jetëshkrimi (CV);
- Kopje të kartës së identitetit;
- Diplomën universitare dhe listën e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, (Kriter i detyrueshëm përkualifikim);
- Fotokopje e librezës së punës (nëse ka, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë dhe gjeneralitetet e kantidatit);
- Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaj;
- Raport mjeko-ligjor (i detyrueshëm);
- Dëshmi penaliteti (i detyrueshëm);
- Dokumenta të ndryshme ( certifikata ) kualifikimi, trajnimi, rekomandime, etj