NJOFTIM

PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në mbështetje të Ligjit nr.57/2014 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 281, datë 16.5.2018 Për organizimin dhe funksionimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe përcaktimin e Ministrisë Përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të ligjit nr. 57/2014, “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, Urdhrit të Kryeministrit nr.96, datë 31.5.2019 për “Miratimin e strukturës dhe të organikës së Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar”,

Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar shpall 4 (katër) vende vakante për:

  • 1 (një) vend të lirë pune për pozicionin:
    Përgjegjës Sektori në  Sektorin e Zhvillimit dhe Politikave
  • 1 (një) vend të lirë pune për pozicionin:
    Specialist në  Sektorin e Zhvillimit dhe Politikave
  • 2 (dy) vende të lirë pune për pozicionin:
    Specialist në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërinstitucional.
  1. Kërkesat e përgjithshme 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:

  • të jetë shtetas shqiptar; 
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
  • të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 
  • ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
  • të plotësojë kërkesat e veçanta për nivelin e arsimit, përvojës sipas pikës II, të shpalljes.
  • të plotësojë kërkesat e tjera të posaçme të lidhura ngushtësisht me funksionin për pozicionin e shpallur.
  1. Arsimi dhe formimi

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:

  • Të jetë i diplomuar në shkenca ekonomike / juridike / sociale;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja;

Lista e dokumentave për pranimin në konkurim

Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 12.12.2024 nëpërmjet adresës zyrtare elektronike të Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar, info@kek.gov.al, dokumentat e mëposhtme:

  • Jetëshkrimi (CV);
  • Kopje të kartës së identitetit; 
  • Diplomën universitare dhe listën e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, (Kriter i detyrueshëm përkualifikim)
  • Fotokopje e librezës së punës (nëse ka, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë dhe gjeneralitetet e kantidatit);
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaj;
  • Raport mjeko-ligjor (i detyrueshëm);
  • Dëshmi penaliteti (i detyrueshëm);
  • Dokumenta të ndryshme ( certifikata ) kualifikimi, trajnimi, rekomandime, etj

NJOFTIM PËR RIHAPJEN E THIRRJES PËR POZICIONIN EKSPERT BURIME NJERËZORE PRANË GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS

Në mbështetje të ligjit nr. 57/2014 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, të VKM nr. 281, datë 16.05.2018, “Për organizmin dhe funksionimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar”, si dhe të pikës 6 dhe 14 të Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 28.08.2024, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e projektligjit për krijimin e një institucioni me qëllim nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik”, Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar njofton rihapjen e thirrjes për pozicionin Ekspert Burime Njerëzore pranë grupit ndërinstitucional të punës. 

Kjo rihapje vjen si një nevojë për të adresuar mungesën e kandidatëve që përmbushin kriteret e kërkuara për këtë pozicion specifik. Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 17.11.2024, ora 23:00.

Aplikimet mund të dorëzohen në adresën zyrtare të Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar, në info@kek.gov.al. Të gjithë kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar inkurajohen të aplikojnë brenda afatit të ri, duke shfrytëzuar këtë mundësi për të kontribuar në një projekt me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË APLIKIMIT PËR POZICIONET E SHPALLURA SI EKSPERT PRANË GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS

Në mbështetje të ligjit nr. 57/2014 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, të VKM nr. 281, datë 16.05.2018, “Për organizmin dhe funksionimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar”, si dhe të pikës 6 dhe 14 të Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 28.08.2024, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e projektligjit për krijimin e një institucioni me qëllim nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik”, Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar njofton shtyrjen e afatit të aplikimit për pozicionet e shpallura si ekspert pranë grupit ndërinstitucional të punës.

Në përputhje me kërkesat dhe kriteret e thirrjes, Komisioni për Përzgjedhjen e Kërkuesve vlerësoi se numri i aplikimeve të marra nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat për të gjitha pozicionet e shpallura, duke e bërë të pamundur përzgjedhjen e kërkuesve për secilin pozicion dhe duke e cënuar konkurrueshmërinë e procesit, e cila është thelbësore për garantimin e cilësisë dhe përzgjedhjen e duhur të ekspertëve.

Sa më sipër, afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 06 nëntor 2024, ora 23:00

Të gjithë të interesuarit mund të depozitojnë aplikimet e tyre në adresën zyrtare të Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar, info@kek.gov.al.

Sekretariati Teknik inkurajon të gjithë kandidatët e interesuar që të aplikojnë brenda afatit të ri dhe të përfitojnë nga mundësia për të qenë pjesë e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e një projektligji të rëndësishëm për financimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

THIRRJE PËR EKSPERT PRANË GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS

PËR

HARTIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR KRIJIMIN E NJË INSTITUCIONI ME QËLLIM NXITJEN E FINANCIMIT DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK”

Në mbështetje të ligjit nr. 57/2014 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të VKM nr. 281, datë 16.05.2018, “Për organizmin dhe funksionimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar”,  si dhe të pikës 6 dhe 14 të Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 28.08.2024, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e projektligjit për krijimin e një institucioni me qëllim nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik“, të ndryshuar, Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar, shpall thirrjen për ekspert pranë grupit ndërinstitucional të punës dhe kriteret e aplikimit.

(E përgjithshme)

Pozicionet e  kërkuara dhe kriteret për aplikim

  1. Menaxher Projektesh (dy pozicione)
    1. Ekspert Ligjor (dy pozicione)
    1. Ekspert Financiar (1 Pozicion)
    1. Ekspert në Burime Njerëzore (1 Pozicion)

Kërkuesit  për pozicionit “Ekspert” pranë grupit ndërinstitucional të punës “Për hartimin e projektligjit për krijimin e një institucioni me qëllim nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik”, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Për pozicionin “Menaxher Projektesh”  (2 pozicione)

Qëllimi i Pozicionit:

Menaxheri i projektit do të koordinojë dhe mbikëqyrë të gjitha fazat e procesit të hartimit të projektligjit dhe dokumenteve të tij shoqëruese, duke siguruar që të gjitha veprimet të përmbushen brenda afateve të caktuara dhe në përputhje me standardet e kërkuara. Eksperti do të jetë përgjegjës për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe logjistike të përfshira në proces, si dhe për të garantuar që puna e grupit ndërinstitucional të përparojë në mënyrë efikase dhe të koordinuar. Menaxheri i projektit gjithashtu do të mbikëqyrë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe private për të siguruar marrjen e ekspertizës së nevojshme për nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik.

 Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e hartimit të analizës së kuadrit aktual ligjor dhe institucional në fushën e financimit dhe zhvillimit ekonomik.
  • Koordinimi dhe monitorimi i procesit të hartimit të projektligjit, duke sigurar përmbushjen e afateve.
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe logjistike gjatë procesit të hartimit të projektligjit dhe dokumenteve të tjera.
  • Përgatitja dhe mbikëqyrja e dokumentacionit për takimet e grupit ndërinstitucional dhe monitorimi i zbatimit të vendimeve të grupit.
  • Koordinimi i bashkëpunimit me institucionet publike dhe private për sigurimin e ekspertizës së nevojshme.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në menaxhim biznesi, ekonomi, shkenca politike ose juridike, ose fusha të ngjashme që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.
  • 15 vite eksperiencë, duke përfshirë menaxhimin e projekteve në kompani ose projekte të ngjashme.
  • Njohuri të avancuara në gjuhën angleze; Njohuria e gjuhës italiane përbën avantazh.
  • Aftësi të provuara strategjike dhe analitike, për të mbikëqyrur hartimin e analizave të detjauara dhe krahasuese ndërmjet praktikave më të mira ndërkombëtare dhe kuadrit ligjor të brendshëm.
  • Eksperiencë e  provuar në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe logjistike, përfshirë eksperiencë në mbikëqyrjen e ekipeve multidisiplinare për të siguruar përmbushjen në mënyrë efektive dhe në kohë të planit të punës.
  • Eksperiencë  në planifikimin, monitorimin dhe koordinimin e aktiviteteve të projektit për të sigurar realizimin e qëllimeve brenda afateve të caktuara.
  • Eksperiencë në vendosjen dhe monitorimin e afateve, përcaktimin dhe monitorimin e KPI-ve (indikatorëve kyç të performancës), si dhe zgjidhjen e çështjeve operacionale gjatë implementimit të projekteve.
  • Eksperiencë e mëparshme në bashkëpunimin efektiv me institucionet publike dhe private, duke ruajtur integritetin profesional dhe shmangur konfliktin e interesit.
  • Për pozicionin “Ekspert Ligjor”  (2 pozicione)

Qëllimi i Pozicionit:

Eksperti ligjor do të luajë një rol kritik në procesin e krijimit dhe funksionimit të Institucionit me qëllim nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik. Eksperti do të jetë përgjegjës për hartimin dhe analizimin e kuadrit ligjor që do të mbështesë këtë institucion, duke siguruar që të gjitha aktet ligjore dhe procedurat të jenë të përputhshme me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përgjegjësitë:

  • Hartimi i analizës së kuadrit ligjor aktual dhe institucional që ka të bëjë me nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik.
  • Hartimi i dokumenteve analizuese krahasuese me vendet e tjera duke sjellë shembuj nga praktikat më të mira për nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik.
  • Hartimi i projektligjit për krijimin e institucionit të ri dhe dokumenteve të tij shoqëruese që e mbështesin atë.
  • Të analizojë çdo akt tjetër ligjor e nënligjor të nevojshëm për funksionimin e institucionit, duke siguruar përputhshmërinë me ligjin.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e drejtësisë.
  • 15 vite eksperiencë në fushën e legjislacionit tregtar ose bankar.
  • Njohuri të avancuara në gjuhën angleze; Njohuria e gjuhës italiane përbën avantazh.
  • Eksperiencë e provuar në hartimin dhe analizën e projektligjeve dhe akteve nënligjore. (demonstrimi i eksperiencës në hartimin e projektligjeve në 3 vitet e fundit përbën avantazh).
  • Eksperiencë e provuar në sistemin bankar/finaciar duke demonstruar njohuri dhe përvojë mbi praktikat dhe legjislacionin që lidhet me këto sektorë.
  • Njohuri të avancuara mbi legjislacionin dhe rregulloret që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e financimit, duke përfshirë njohuri mbi praktikat më të mira ndërkombëtare.
  • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar informacionin ligjor dhe institucional në mënyrë kritike, si dhe për të përgatitur analiza ligjore krahasuese që identifikojnë praktikat më të mira dhe rekomandime për përmirësim.
  • Për pozicionin “Ekspert Financiar” (1 pozicion)

Qëllimi i Pozicionit:

Eksperti Financiar do të jetë përgjegjës për analizimin dhe vlerësimin e aspekteve financiare të procesit të hartimit të projektligjit dhe dokumenteve shoqëruese, duke siguruar që ato të jenë në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë financiare dhe standardet e kërkuara. Eksperti do të ofrojë mbështetje në zhvillimin e modeleve financiare dhe parashikimeve që lidhen me implementimin e projektit dhe do të këshillojë grupin ndërinstitucional mbi zgjidhjet financiare të përshtatshme për të nxitur financimin dhe zhvillimin ekonomik. Eksperti Financiar gjithashtu, do të bashkëpunojë me institucionet financiare dhe partnerët publikë e privatë për të siguruar qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare të projektit.

Përgjegjësitë:

  • Hartimi i analizës financiare të kuadrit aktual ligjor dhe institucional në fushën e financimit dhe zhvillimit ekonomik, duke shqyrtuar kompetencat e institucioneve ekzistuese që operojnë në këtë drejtim dhe legjislacionin në fuqi që lidhet me këto fusha.
  • Përgatitja e dokumenteve analitike financiare, duke krahasuar praktikat financiare të vendeve të tjera dhe duke sjellë shembuj të praktikave më të mira për nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik.
  • Hartimi i akteve strategjike dhe financiare që janë të nevojshme për ngritjen dhe funksionimin e strukturës për nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik.
  • Pjesëmarrja në hartimin e projektligjit dhe dokumenteve shoqëruese, me fokus në analizën e implikimeve financiare, si dhe vlerësimi i çdo akti tjetër ligjor ose nënligjor që ka ndikim në aspektet financiare të funksionimit të institucionit të propozuar.
  • Mbikëqyrja dhe ofrimi i rekomandimeve për strukturën financiare të institucionit në fazën e krijimit me fokus ofrimin e këshillave dhe mbikëqyrjen e analizave që lidhen me strukturën fillestare të financimit të institucionit, duke sugjeruar mekanizma të përshtatshëm për kapitalizimin dhe burimet financiare gjatë fazës së ngritjes.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në ekonomi, financë, ose fusha të ngjashme, të lidhura me financimin dhe zhvillimin ekonomik.
  • 10 vite eksperiencë, në sektorin bankar ose financiar.
  • Njohuri të avancuara në gjuhën angleze; Njohuria e gjuhës italiane përbën avantazh.
  • Njohuri të avancuara në tregjet financiare në Shqipëri si dhe për të analizuar produktet financiare për konsumatorët dhe për të ofruar rekomandime që mbështesin zhvillimin e tregjeve financiare.
  • Eksperiencë në menaxhimin e proceseve financiare, përfshirë menaxhimin e thesarit, portofolit, instrumenteve financiare të avancuara dhe identifikimin dhe menaxhimin e riskut finaciar.
  • Njohuri të thella mbi politikat ekonomike dhe rregulloret që ndikojnë në financimin dhe zhvillimin ekonomik, përfshirë politikat fiskale dhe monetare.
  • Eksperiencë në projekte ndërkombëtare që lidhen me financimin dhe zhvillimin ekonomik, duke forcuar kështu njohuritë mbi praktikat më të mira globale.
  • Njohuri të thelluara të sistemeve bankare dhe financiare, përfshirë eksperiencë në analizimin dhe implementimin e mekanizmave financiarë për nxitjen e zhvillimit ekonomik.
  • Aftësi për të punuar me informacion statistikore dhe financiare për të zhvilluar modele dhe parashikime të besueshme.
  • Për Pozicionin “Ekspert në Burime Njerëzore” (1 pozicion)

Qëllimi i Pozicionit:

Eksperti i Burimeve Njerëzore do të ndihmojë grupin ndërinstitucional të punës në procesin e hartimit të projektligjit dhe dokumenteve shoqëruese për krijimin e Institucionit me qëllim nxitjen e financimit dhe të zhvillimit ekonomik. Eksperti do të fokusohet në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe logjistike, duke mbështetur krijimin e strukturave organizative të nevojshme për nxitjen e financimit dhe zhvillimit ekonomik. Gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në analizimin e kuadrit institucional aktual, duke shqyrtuar kompetencat e institucioneve ekzistuese që lidhen me financimin dhe zhvillimin ekonomik, dhe do të kontribuojë në përgatitjen e akteve dhe strategjive për ngritjen e institucionit të ri.

Përgjegjësitë:

  • Të asistojë në menaxhimin dhe organizimin e burimeve njerëzore të përfshira në procesin e hartimit të projektligjit, duke siguruar që institucioni të jetë i strukturuar në mënyrë efikase.
  • Të kontribuojë në hartimin e analizës së kuadrit aktual institucional dhe ligjor, duke shqyrtuar kompetencat e institucioneve ekzistuese që lidhen me financimin dhe zhvillimin ekonomik.
  • Të ndihmojë në krijimin e strukturave organizative për funksionimin e institucionit të ri, duke përfshirë hartimin e politikave të burimeve njerëzore dhe akteve strategjike.
  • Të ndihmojë në hartimin e politikave të burimeve njerëzore që përmirësojnë funksionimin dhe zhvillimin e institucionit.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në menaxhimin e burimeve njerwzore, ekonomi, shkenca politike ose juridike, ose fusha të ngjashme.
  • 10 vjet eksperiencë në fushën e burimeve njerëzore. Eksperienca në institucione financiare/bankare përbën avantazh.
  • Njohuri të avancuara në gjuhën angleze; Njohuria e gjuhës italiane përbën avantazh.
  • Eksperiencë në menaxhimin e burimeve njerëzorë në sistemin bankar ose finanaciar.
  • Aftësi strategjike dhe organizative me qëllim krijimin e strukturave organizative efikase të institucionit të ri financiar.
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në mënyrë efektive në grup.

Ekspertët e përzgjedhur do të shpërblehen  me një pagë mujore prej 585,000 (pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë) lekë në muaj me një kufi total për të gjithë ekspertët prej 3,000,000 (tre milion) lekë në muaj.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Kërkuesit për ekspert pranë grupit ndërinstitucional të punës mund të aplikojnë brenda datës 31.10.2024, ora 23:00 duke depozituar dokumenatcionin shoqërues në adresën tonë të email-it info@kek.gov.al, me titullin në subjekt, aplikim për ekspert pranë GNP.

Kërkuesit për pozicionet “Ekspert” janë të lutur të dorëzojnë aplikimin e tyre në format PDF, i cili duhet të përfshijë dokumentet e mëposhtme:

  1. CV të detajuar;
  2. Letër motivimi, ku të shpjegohet qartë interesi për këtë pozicion dhe përputhja me kriteret e përcaktuara;
  3. Diplomat Universitare
  4. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  5. Deklarim për konfliktin e interesit;
  6. Dokumentacion shtesë që kërkuesi për pozicionin ekspert e konsideron të rëndësishëm për të mbështetur kualifikimet dhe përvojën e tij/saj.
  7. Oferta financiare (duke patur në vëmendje që Ekspertët e përzgjedhur do të shpërblehen me një pagë mujore prej 585,000 lekë në muaj, me një kufi total prej 3,000,000 lekë për të gjithë ekspertët në muaj).